Zekthi: Protesta e ka futur qeverinë në krizë të plotë

spot_img
Advertisements

Protesta e madhe disaditore e ka futur qeverinë në një krizë të plotë. Ajo përdor si argumente kundër protestës disa prej gjërave më të pakuptimta, më jo politike, më jo demokratike që ekzistojnë. Sigurisht, mes gjërave më të palogjikshme, jo nga më të rëndësishmet ndoshta, është edhe përpjekja për të thënë se protestat dëmtojnë turizmin, dëmtojnë imazhin e vendit në botë dhe kësisoj dëmtojnë ekonominë tonë. Kjo është vërtet një lemeri logjike.

Nëse vendi, siç thonë protestuesit, është i zhytur në korrupsion, qeveriset nga paratë e krimit dhe nga biznesi klientelist që vjedh bashkë me qeveritarët në mënyrë harbute, qeveriset nga një padrejtësi e plotë që ua ka marrë frymën njerëzve dhe ua ka shkatërruar perspektivën e gjithkujt, por sidomos të të rinjve, qeveriset nga një autokraci e cila punon përditë pandalur që çdo institucion dhe çdo qelizë e shtetit të punojë vetëm për llogari të qëndrimit dhe mbrojtjes së pushtetit nga autokracia, atëherë ia vlen çdo protestë e fortë dhe shumë e fortë, sepse vendi është në humbellë dhe drejt shkatërrimit të plotë.

Nëse gjendja është kaq e rëndë, siç thonë protestuesit ( qe absolutisht eshte ashtu), atëherë turizmi dhe të ardhurat e tij janë muhabete kot, janë gjëra komplet pa vlerë, sepse nuk mbahet një autokraci dhe një regjim kriminal në këmbë vetëm që të mos dëmtojmë turizmin. Nuk mund t’i thuhet një populli mos protesto kundër qeverisjes kriminale, që vjedh çdo gjë dhe shkatërron çdo perspektivë për liri dhe të drejta, sepse prishet imazhi në botë apo nuk vijnë turistët, sepse është e turpshme dhe qesharake. Nuk mund t’i thuhet mbaj autokracinë dhe krimin në pushtet, mbaj mbi krye një formë perverse qeverisjeje, sepse dëmtohet turizmi apo dëmtohet imazhi i vendit.

Gjëja më e ulët është kur këtë argument të palogjikshëm dhe antidemokratik e përdorin edhe njerëz që nuk janë të qeverisë ( qe medemek vijne nga bota intelektuale) apo e përdorin edhe politikanë shqiptarë në Kosovë apo Maqedoni. Per shembull sapo doli një deklaratë ku Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, thoshte që protestat po dëmtojnë turizmin dhe imazhin e vendit. Është vërtet llahtar që flasin në këtë mënyrë, aq më tepër njerëz që parimisht dhe etikisht nuk lejohet ta bëjnë këtë gjë.
Është njëlloj me ato deklarata të turpshme të disa njerëzve në Kosovë që kanë qenë në UÇK, që sulmojnë Dritan Goxhajn për llogari të Ramës.

spot_img

Latest articles

Related articles