Grabitën 900 euro në një banesë dhe kanosën pronarët e saj, arrestohen 2 persona në Tiranë!

spot_img
Advertisements

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe shpallur në kërkim një tjetër për një vjedhje të kryer në një banesë më datë 23 qershor.

Policia bën me dije se grabitja është shënuar në një banesë në rrugën “Gjon Buzuku”, ku tre personat kanë arritur të vjedhin nëpërmjet kanosjes me mjete prerëse, një shumë parash dhe 4 celularë.

Në kuadër të operacionit u arrestuan Ersjan Senka, 20 vjeç dhe Kristi Kacoli, 19 vjeç, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i dyshuar Xhoni Trampo, 21 vjeç.

spot_img

Latest articles

Related articles