Sikur të mos mjaftonte vetëm shiu, opozita ka futur në kaos trafikun në kryeqytet. Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, këtë pasdite militantët e PD kanë zbarkuar në 5 pikat kryesore të kryeqytetit duke bllokuar qarkullimin.
Edhe pse është një ditë më shi dhe sot ka pasur probleme me lëvizjen gjatë gjithë ditës, PD ka vendosur të mos tërhiqet duke zbatuar skenarin e paralajmëruar nga Sali Berisha.Militantët kanë bllokuar 5 pikat kryesore: Rrugën pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Uillson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.



