Plagosja në shkollë, reagon Prof. Jupi: Fenomen alarmant! Fëmijët kanë të drejtë për të mësuar në një ambient të sigurt

spot_img
Advertisements

Prof. Taulanda Jupi:

Ngjarja e dhunshme që ka tronditur ambientet e shkollës së mesme në Cakran, Fier, mëngjesin e sotëm, ku një nxënës është plagosur me thikë gjatë një konflikti me një bashkëmoshatar, është episodi i disatë i dhunës që ndodh në shkolla pas tragjedisë së vrasjes së Martin Canit.

Kjo ngjarje e rëndë është një tjetër shembull i pasigurisë që po mbizotëron në shkolla dhe shoqëri.
📌Sipas Policisë së Shtetit, gjatë vitit 2023, 23 shtetas të mitur (14-18 vjeç) janë dëmtuar nga vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Gjatë periudhës janar-nëntor 2024, janë regjistruar 2 vrasje, ku viktima ishin shtetas të mitur, dhe gjithsej 19 të rinj janë dëmtuar nga plagosje të rëndë, përfshirë dy plagosjet e javës së fundit.

📌Ky fenomen është alarmant dhe reflekton dështimin e institucioneve përgjegjëse në ofrimin e sigurisë për fëmijët dhe të rinjtë. Pavarësisht propagandës dhe përpjekjeve të qeverisë socialiste dhe Ministrisë së Arsimit për të minimizuar pasojat e dhunës, është e qartë se sistemi arsimor dhe institucional dështon të ofrojë një mbrojtje të mjaftueshme për nxënësit.

✋ Ky dështim nuk mund të mbulohet, të minimizohet apo justifikohet – Ministria e Arsimit ka injoruar dhe neglizhuar kërkesat e shumta të prindërve dhe mësuesve për marrjen e masave urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve. Ngjarjet tragjike, në shkollën “Fan Noli”, kjo e sotmja në shkollën e mesme në Cakran të Fierit, e ngjarje të tjera, janë një dëshmi e papërgjegjshmërisë dhe keqmenaxhimit të sistemeve të sigurisë në institucionet e edukimit. Kjo neglizhencë, kjo papërgjegjshmëri e institucioneve përgjegjëse që nga drejtoritë arsimore e deri tek Ministria e Arsimit për të pranuar realitetin e ka shndërruar shkollën nga një mjedis një vend edukimi, formimi dhe rritjeje, në një terren të dhunës dhe frikës. Kjo është një krizë e thellë që kërkon veprime urgjente dhe të qëndrueshme, kërkon një përgjigje të menjëhershme dhe një angazhim të fortë për të riparuar sistemin arsimor dhe për të rikthyer sigurinë në shkolla.

Fëmijët kanë të drejtën për të jetuar dhe mësuar në një ambient të sigurt. Duhet të ndalet e parandalohet dhuna, duhen masa konkrete dhe të ndërmarria e veprimeve dhe vendimeve të menjëhershme për të garantuar një të ardhme më të sigurt për fëmijët e të rinjtë tanë.

spot_img

Latest articles

Related articles