Mbrëmjen e sotme një 24-vjeçar është plagosur rënë pas një atentati në rrugën “Egnatia” në Selanik. 24-vjeçari Ronaldo Pecaku, me origjinë nga Elbasani por lindur në Selanik dhe banues në Sozopoli të Halkidikisë është qëlluar me armë zjarri teksa po udhëtonte me motorr.
Ngjarja ka ndodhur pak para kabinave të pagesës së rrugës në Oraiokastro, ku ai ka marrë një plumb në bark. Shqiptari ka ecuar deri tek kabinat dhe më pas ka rënë dhe është parë nga punonjës e kalimtarë të cilët kanë njoftuar ambulancën e policinë.
Menjëherë 24-vjeçari është transportuar drejt spitalit “Axepa”. Sipas hetimeve ai rezulton me precedentë penal, i arrestuar në korrik 2021 për vjedhje dhe i liruar para një muaji. Ndërkohë policia po vijon hetimet e ngjarjes.