Gjykata e Lartë lë në burg dy ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dy ish drejtorët e Bashkisë Tiranë Mariglen Qato dhe Redi Molla do vijojnë qëndrimin në qelinë e paraburgimit.

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e të dyve për vendimin e dhënë nga Apeli në datë 31 korrik të këtij viti.

Apeli i Posaçëm në muajin korrik la në fuqi vendimin e Gjkko për masën “arrest në burg” ndaj Mollës dhe Qatos.

Edhe pse Gjykata e Lartë pak javë më parë prishi vendimin e Apelit të Posaçëm për lëniën në fuqi të masës së sigurisë ndaj dy ish drejtorëve, duke rikthyer çështjen në të njëjtën gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese, vendimi mbeti po i njëjtë.

Nertina Kosova, gjyqtarja që mori në shqyrtim kërkesën e ish drejtorëve, la në fuqi të njëjtin vendim, atë që dha kolegu i saj Florjan Kalaja, duke lënë në qeli Qaton dhe Mollën.

Vendimi i Apelit u ankimua në Gjykatë të Lartë nga Redi Molla, Mariglen Qato, të cilët prej muajit mars janë në qelinë e paraburgimit për dosjen “5D”, bashkë me Taulant Tushen.

Latest articles

Related articles