Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta flet për Top Channel pas më shumë se dy javësh në qeli.
Në një intervistë, ai thotë se në qeli ka vijuar të stërvitet, por nuk ka kërkuar palestër, siç është përfolur në media.
Sot po bëhen dy javë në burg, si i kalon ditët Ilir Meta në qeli dhe a është e vërtetë ajo që thuhet në media se keni pasur kërkesa specifike, si për shembull një palestër që të stërviteni?
Normal që gazetarja e Dumanit do të vazhdojë të shpërndajë shpifje për jetën time edhe në burgun e Narkoregjimit. Unë vetëm kam pyetur a ka palestër dhe asgjë më shumë.