Lulzim Basha ka zhvilluar takime me biznese të qytetit të Lezhës ku i ka njohur me ofertën që përmban programi i Demokratëve Euroatlantikë për këtë sektor.
Pasi dëgjoi shqetësimet dhe problematikat e panumërta të sipërmarrësve të këtij qyteti për shkak të politikave të gabuara dhe korrupsionit, Basha tha se programi është ndërtuar për t’iu përgjigjur nevojave të biznesit duke energjizuar sipërmarrjen, nxit rritjen ekonomike dhe i jepë frymëmarrje tregut të lirë duke prodhuar kështu mirëqenie për familjet shqiptare.
Ai tha se taksa e sheshtë 9%, tatim fitimin 9%, dividendin 9% dhe me eliminimin e “taksës Rama” prej 240 lekësh nga çmimi i karburanteve, do të gjenerojë një zhvillim që do të ndihet në xhepin e çdo shqiptari.