Lita: Protesta ka energji pozitive për ndryshim, të japin garanci me fytyra të reja

spot_img
Advertisements

Analistit Lavdrim Lita u shpreh për Ora News, situata politike në Shqipëri po kalon në një fazë të nxehtë, ku protestat e studentëve po marrin një trajtë më të organizuar dhe më këmbëngulëse dhe e thirrjet për një protestë masive më 28 nëntor, lëvizja qytetare ka treguar se energjia për ndryshim mbetet e pashtershme, pavarësisht rezistencës së pushtetit dhe thirrjeve të vazhdueshme të qeverisë për dialog.

“Kërkesat e protestuesve janë radikale dhe synojnë një transformim të thellë të sistemit: dorëheqja e kryeministrit, krijimi i një qeverie teknike dhe abrogimi i ligjeve që prekin zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike. Ndërkohë që qytetarët kërkojnë llogari për krizën social-ekonomike, brenda Partisë Socialiste raportohet për turbullira dhe pakënaqësi të brendshme sa i përket mënyrës së qeverisjes në këtë mandat të katërt.” U shpreh gazetari Lita për Ora Neës. Gjithashtu sipas analistit Lita, një zhvillim i rëndësishëm është formimi i Lëvizjes Studentore Kombëtare, një strukturë me rreth 2000 anëtarë që pritet të shpalosë një platformë politike.

Ky hap drejt institucionalizimit të protestës sipas Litës shihet si një përpjekje për të krijuar një alternativë të re, larg ndikimeve të partive tradicionale. Megjithatë, sfida kryesore mbetet besueshmëria; pas vitesh zhgënjimi, qytetarët janë skeptikë ndaj premtimeve të reja dhe kërkojnë garanci për integritetin e figurave që do të dalin në krye. Zgjedhjet vendore që priten pas gjashtë muajsh do të jenë momenti i së vërtetës për këto lëvizje. Ato do të testojnë nëse energjia e rrugës mund të përkthehet në fuqi politike apo në presion të mjaftueshëm për të ndryshuar status quo-në. Ajo që mbetet e qartë është se ndjenja e përjashtimit nga zhvillimi ekonomik dhe pasurimi i një grupi të vogël përmes aseteve shtetërore po shërben si një motor i fuqishëm për qëndresën qytetare.

Pjesë nga biseda:
Sa besoni ju te kjo lëvizje e krijuar dhe sa le të themi duhet të kenë besim edhe qytetarët dhe të gjithë ata të cilët duan le të themi të mbështesin një lëvizje të tillë? Ku mund të provohet besueshmëria e këtyre lëvizjeve që krijohen në protesta sepse duhet thënë që vazhdimisht në debate apo edhe në nën zë flitet për ndikim apo sponsorizime të caktuara të protestuesve?

Lavdrim Lita: Fjala besim është shumë e madhe dhe shumë intime. Ne kemi besim tek familjarët tanë, tek familja, tek të afërmit tanë, shokët. Nuk është se kemi besim për të shpërdorur sepse në vërtetë edhe pse kemi besuar në të kaluarën për një parti politike apo për një qeverisje ne jemi zhgënjyer gjithmonë dhe kjo ka bërë që t’i shikojmë me skepticizëm edhe premtimet kur bëhen me shumë entuziazëm inper sheshe apo inper studiot televizive.

Gjithsesi është e qartë që protesta ka energji pozitive për ndryshim. Ne jemi në një valë integrimi evropian dhe ne duhet të kuptojmë që protestat do jenë pjesë e të gjithë procesit sepse ka pakënaqësi për qeverisjen dhe disa kategori sociale ndihen të përjashtuara nga suksesi i deklaruar i qeverisë për turizmin, për zhvillimin ekonomik dhe për shumë aspekte të tjera të jetës në Shqipëri ku nuk kanë akses te ky kapital i madh dhe ky pasurim që po ndodh për disa njerëz që përdorin shtetin, përdorin infrastrukturën shtetërore apo tokën shtetërore për t’u pasuruar me skema piramidale apo skema të tjera mashtrimi. Protesta do të ketë më shumë sukses kur ajo të prezantohet me fytyra dhe të japë garanci qytetarëve për qëndrueshmërinë e tyre, për karakterin e personazheve që do dalin, është do jetë një punë e gjatë.

Gjithsesi zgjedhjet lokale të të ardhshme pas gjashtë muajsh do ketë hapësirë që ata të ndikojnë, qoftë me kandidatë të tyre, qoftë duke mbështetur një kandidat të opozitës, kushdo qoftë ai apo forma të tjera presioni për ndryshim politik. Ideja është që mos të shpërdorohet kjo energji rinore, kjo energji qytetare e cila ka treguar që di të mbledhë shumë njerëz në shesh dhe ka bërë disa kërkesa publike shumë të qarta.

spot_img

Latest articles

Related articles