Përmes një interviste në Ora News, gazetari Lavdrim Lita nga Faktor.al tha se Vendimi i Këshillit Kombëtar të PD-së ishte i pritshëm pasi vija politike ishte caktuar nga Sali Berisha pas arrestimint dhe burgosjes së Ervin Salianjit.
Lita: Vendimi i Këshillit Kombëtar të PD-së ishte i pritshëm pasi ishte caktuar nga Sali Berisha për arrestimin e Ervin Salianjit për shkak të një kallëzimi të rremë. Ata nuk duan që ta kalojnë kaq lehtë burgosja një deputeti. Tek kjo protestë kanë futur edhe çështje të tjera, që ndoshta nuk duheshin futur aty, si një agresion i opozitës në tërësi.
Protesta për Salianjin duhet të ishte më afër, të ishte një reagim i menjëhershëm sepse zjarri është akoma i nxehtë. Hedhja e shkarpave të tjera në protestë, mendoj e prish pak bukurinë dhe qëllimin e protestës. Ka qenë një agjendë organizimi i një protestë të madhe dhe e kanë gjetur një ditë për këtë.