Basha: Detyra e çdo politikani me integritet, të mbështesë SPAK

Lulzim Basha mbështeti qëndrimin e drejtoreshës për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland, se korrupsioni në Shqipëri luftohet me ndihmën e SPAK.

Basha u shpreh se për këtë ka depozituar në Parlament edhe propozime konkrete për fuqizimin e SPAK-ut, të cilat, sipas tij, pengohen nga ata që përdorin çdo mjet, për të frenuar Prokurorinë e Posaçme.

Kreu i demokratëve euroatlantikë më tej tha se “amnistia për të liruar të korruptuarit, të hetuar nga SPAK, sulmet politike të Ramës dhe Berishës, ndaj këtij institucioni, si edhe përpjekjet për të krijuar mekanizma parlamentare, që cënojnë pavarësinë dhe autonominë e fituar nga SPAK-u, janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik, për të luftuar korrupsionin, si nga qeveria aktuale ashtu edhe nga partnerët e saj në opozitë”.

Basha gjithashtu u shpreh se SPAK ka ende shumë rrugë përpara për të justifikuar besimin e shqiptarëve dhe detyra e çdo politikani me integritet është ta mbështesë inkurajojë dhe krijojë kushtet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në vendin tonë.

Latest articles

Related articles