nga Myslym Murrizi
Një kujtesë për deputetët e PD që nuk duhet të heshtin si të tredhur, por duhet të kërkojnë heqjen e mandatit të deputetes zj, Klotilda Ferhati ( Bushka).
Kjo video është në muajin shtator 2020, kur unë isha shpallur “armik” nga kjo tufa e palaçove që sot bredhin prehër më prehër e lëpijnë çdo mendere për një karrige të qelbur në Parlament.
Po t’i kisha patur 14 deputetë me vete, do të kisha kërkuar heqjen e mandatit të Klotildës me dy mbiemra qysh në këtë kohë, pra në mandatin 2017-2021, sepse bashkëshorti i saj z, Altin Bushka si ortak me bashkëshortin e zj, Genta Sula (Energjikja), z, Gent Sula kishin përfituar jo pak, por 6 milion euro para publike nga tenderët.
Prej vitit 2020 e deri më sot, bashkëshorti i deputetes Klotilda Bushka, ka vazhduar të përfitoj para publike nga tenderët si ortak me Z.Gent Sula, ashtu edhe me “fermën” e tij me rezidencë në Baldushk që furnizon burgjet me mish e zarzavate.
Pas kësaj kërkesës timen në këtë mbledhje, zj.Klotilda u largua si relatore e ligjit të Gentës duke deklaruar se konflikt interesi ishte jo ligji, por po të votohej për zj, Genta.
Në korrik të vitit 2022, zj, Genta Sula u rizgjodh me 105 vota përsëri në krye të këtij autoriteti pasi një vit qëndroj në detyrë me presionin e dosjeve të spiunëve të sigurimit në Parlament, derisa i rifitoi zemrën Bablokut me “ luftën” e madhe që i beri ish spiunit I.M, në shtator 2021. Që rezultoi një mashtrim ordiner sa kohë që I.M vazhdon të notoj në çdo lumë, det, liqen e pishinë



