Gazetari Lavdrim Lita tha për ReportTv se SPAK ka nisur një operacion për krimin e organizuar dhe pritet që SPAK të lëshojë urdhërarreste.
“Gjatë gushtit politika dhe pjesë të tjera të administratës kanë qenë pushim, ndërsa në SPAK është punuar për të shbiriluar transkriptimet në Encrochat sepse janë edhe pjesë e hetimeve edhe politikan, ka përgjime që janë bërë ndër vite. Mendohet se SPAK do të filloj gjatë vjeshtës që të lëshojë urdhërarreste. Sot ne kemi pasur një informacion që ka nisur një operacion i SPAK në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe presim që të kemi një komunikim zyrtar, por që ka një operacion në vazhdim jo vetëm për krimin e organizuar. Këto 8 muaj që na ndajnë nga zgjedhjet do të jenë goxha të nxehta për politikanët. Janë lëshuar urdhërarreste dhe operacioni ka nisur dhe vazhdon akoma sa të ketë arrestime”, tha ai