Mbrojtësi Mitaj do përfitojë në këtë aventurë në Saudi Pro League

nga Skerdilaid Sulozeqi

Kalimi i mbrojtësit tonë të Kombëtares Mario Mitaj te Al Ittihad në Saudi Pro League është një hap i madh në karrierën e tij.

Shoh disa që shkruajnë është hap pas për Mitajn.
Ose zgjodhi paratë.

Hap pas, pse?

Te Lokomotiva e Moskës Mitaj luajti 21 takime, 12 nga të cilat titullar sezonin që sapo lamë pas.
Lokomotiva një klub mesatar.

Te Al Ittihad do luajë përkrahë legjendave.

Për ata që flasin për paratë, po! – do përfitojë, por do të mësojë.

Përpos eksperiencës me lojtarë yje europianë në fushë, e kuptoni që ndeshjet e Al Ittihad, Al-Nassri ku luan Ronaldo ndiqen e transmetohen nga miliona njerëz e media.
Pra, sytë e një pjese e të mirë të botës janë aty. (Realisht apo fiktivisht)

Mitaj do përfitojë në këtë aventurë në çdo aspekt dhe do jetë më i vlefshëm për vehten dhe Shqipërinë.

Latest articles

Related articles