Patatja e nxehtë dogji duart e oficerit të policisë – REDAKSIONALE

Prokuroria Korçë ka marrë nën hetim një inspektor policie Artur Lilo në Pogradec i cili dyshohet se nuk ka mbledhur provat e ngjarjes së Eglit. Quhet shpërdorim detyre dhe larg atyre matjeve mekanike të AMP apo pretendimeve të Drejtorit të Policisë Muhamet Rrumbullaku.
Mburrja e Policisë së shtetit se gjithçka ishte ok, duket se nuk është OK. Hetime pa prova nuk ka. Nëse polici nuk ka mbledhur provat, çfarë hetimi ka bërë policia?

Më pas Shefi i Madh nga Surreli tha që e thotë policia që jemi OK, apo jo? E ka fajin prokuroria. Prokuroria nuk e mban fajin dhe i jep pason hallkës më të dobët.
Një shtet prej kartoni. Kur mburrja për policinë profesionale dhe urgjencën gjermane duket se janë mashtrime shqiptare!?

Latest articles

Related articles