E konsideruar si “perlë” e Alpeve Shqiptare, Lëpusha në Malësi të Madhe vijon të tërheqë vizitorë në çdo stinë të vitit. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga vizitorët që kanë zgjedhur bjeshkët e Lëpushës, për të vendosur çadrat e tyre të kampingut e për të eksploruar më tej zonën. Lëpusha është një vend me potenciale për turizmin e natyrës dhe atë të aventurës, ndërsa investimet në bujtina e agroturizëm kanë nxitur turizmin alpin. Me male të larta me bllokun shkëmbor të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth, zona shquhet për kullotat e gjelbra dhe pyjet e dendur.