Nga Shpëtim Axhami, kreu i PLL
Askush, si edhe banorët e Krujës e Fushë Krujës bashkë me rrethina, nuk është kundër rrugëve të reja, pa llogaritur koston dhe vlerën e pagesës…
Sot banorët e këtyre zonave kërkojnë lehtësira komunikuese nëpërmjet shfrytezimit të saj si çdo qytetar tjetër, aq më tepër kur kjo rrugë kalon mes për mes tokave të tyre.
Ata kërkojnë dalje për të shkuar në bizneset dhe shtëpitë e tyre drejtpërdrejt e jo me zig-zake të panevojshme që jua vështirëson këtë komunikim.
Prandaj kërkesa e tyre është një e drejtë që duhet mbështetur dhe sa më parë duhet të ju krijohet një mundësi e tillë.
Jemi në mbështetje të banorëve të kësaj zone!