Një 24-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në Durrës.
Ngjarja sipas policisë ndodhi në afërsi të shtëpisë së të riut në Shënavlash, në rrethana momentalisht të paqarta.
24-vjeçari Eduart Buçeza shkoi vetë në spital dhe mësohet se ka marrë një plagë në këmbë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila thotë se ka nisur punën për të identifikuar autorin e kësaj plagosjeje, si dhe zbardhjen e rrethanave të plota të saj