Mediat e Ramës shantazh 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Shumica vendos dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm, por ai i 21 marsit për Fredi Belerin ka edhe mendim pakice me dy anëtarë që kanë qenë pro lirimit të Alfred Belerit nga qelitë e burgut.

Sipas mediave të qeverisë Rama, Marsida Xhaferrllari dhe Sonila Bejtja, e kanë vlerësuar si jo të përshtatshme këtë masë sigurie, dhe për këtë janë hedhur në linçim publik.

Mendimi ndryshe jo vetëm që nuk inkurajohet por edhe stigmatizohet përmes shpërndarjes së lajmeve se 2 anëtare janë pro greke.

Shantazhi publik i kuzhinierëve të qeverisë Rama dëften për një jakobizëm të frikshëm dhe dëshirën për monokraci.

Latest articles

Related articles