Polici përndjek kolegen dhe e përplas me makinë, dhunon edhe familjarët e tij


Një polic i komisariatit të Himarës është shpallur në kërkim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për disa vepra penale.

Bëhet me dije se polici me inicialet F.Xh ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një kolegen e tij në komisariatin e Vlorës, dhe ka arritur kulmin kur e ka ndjekur me makinën e policisë përgjatë “Transballkanikes” duke përplasur automjetin e saj.

Polici, gjithashtu akuzohet për dhunë në familje si dhe për mbajtjen pa leje të armëve të ftohta dhe mosbindje për të ndaluar

Latest articles

Related articles