Erion Veliaj merr flet-thirrjen nga SPAK, të martën pyetet për 5D

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë fletëthirrje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sa i përket çështjes së Inceneratorit të Tiranës.

Veliaj do të shkojë pranë ambienteve të SPAK ditën e martë pasi është thirrur nga organi i akuzës, e jo ashtu si dhe ai pohon se është vendosur vetë në dispozicion të tyre dhe se do të shkojë vullnetarisht.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur së fundmi lidhur me marrëdhëniet e bashkisë së Tiranës me Prokurorinë e Posaçme. Kjo e fundit disa javë më parë, dha urdhër për arrestimin e disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve të po kësaj bashkie, të cilët akuzohen për korrupsion.

Në intervistën për Report Tv, për Veliajn, bashkia e Tiranës është treguar gjithmonë bashkëpunuese me SPAK-un, qoftë për t’i ndihmuar me mbarëvajtjen e punës së tyre të përditshme, qoftë për çështje të dokumentacionit të nevojshëm për hetimet.

Ai lajmëroi se në ditët në vijim do të paraqitet personalisht në SPAK, për të dorëzuar dosjen me informacione për të gjitha çështjet. Veliaj gjatë fjalës së tij i anashkalon arrestimet e SPAK për dosjen “5D”, ku shprehet se bashkia e Tiranës i ka dhuruar ambiente Prokurorisë që të punojnë më rehat

Latest articles

Related articles