Protesta me data dhe orar fiks, fiken me regji! – REDAKSIONALE

Protesta me molotov e opozitës dogji kauzën e opozitës. Dalja legjitime kundër vjedhjeve të frikshme të drejtorëve të Erion Veliajt u kthye në një bumerang për organizatorët e saj.

Jo vetëm qortimet e ambasadave të huaja, por edhe qytetarët i neverisin këto protesta të dhunshme pa objektiv, protesta me data dhe orar që fiken me sinjal regjie.

Protesta duhet të jetë sistemike, dinamike dhe kreshendo ditë për ditë derisa të arrihet një objektiv politik. Përndryshe janë protesta piroteknike nga shtëpia e kapsollave.

Protesta e dhunshme e tërheq vëmendjen nga çështja e drejtë që ngre dhe viktimizon të akuzuarin. Hajdutët bëjnë rolin e viktimës nën tymin e shashkave. Policia i toleron se i intereson efekti i zjarrëve. Pse nuk përdorin tymuese?

PS e do tymin edhe në Kuvend edhe në Bashki. Puna është se nën këto tymra po mbytet vet Foltorja. Ish ambasadorja Yuri Kim ua ka ngjitur emrin: njerëz me shkrepse në dorë, zjarrëvënës.

Fakti që shajnë njëlloj edhe SPAKUN edhe VELIAJN tregon se padashje i shërbejnë Ramës.

Latest articles

Related articles