Gjykata Kushtetuese pranon padinë për taksimin e profesioneve të lira


Gjykata Kushtetuese pranon padinë e opozitës për taksimin e profesioneve të lira.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi rreth dy muaj më parë një padi në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon shfuqizimin e dy neneve që lidhen me taksimin progresiv të profesioneve të lira, parashikuar në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Deputetja Jorida Tabaku e cila depozitoi padinë në Gjykatën Kushtetuese theksoi se tatimi mbi profesionet e lira është i padrejtë dhe se prek shtresën e mesme të popullsisë.

Nga data 1 janar nisi zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetë punësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira.

Tatimi 15% për fashën e parë të bizneseve me të ardhura vjetore deri 14,000,000 lekë në vit sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të llogaritet mbi fitimin, pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale ndaj totalit të të ardhurave vjetore

Latest articles

Related articles