Ambasadat e huaja dënojnë molotovin e Protestuesve kundër Bashkisë Tiranë

Ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri kanë reaguar lidhur me protestën e organizuar sot nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para Bashkisë Tiranë.


Përmes një postimi në platformën X të ambasadës amerikane dënohen aktet e dhunës “gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës”, ndërsa u bëhet thirrje “aktorëve politikë të përgjegjshëm të refuzojnë çdo formë dhune”.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

Në të njëjtën kohë me SHBA ka reaguar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në faqen zyrtare në Facebook të të cilit thuhet se dënohet dhuna “gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë”.

Latest articles

Related articles