Një fjali e shprehur në intervistën në Top Channel nga ish-ministria e Jashtme Olta Xhaçka shkaktoi reagime të shumta.
“Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”, ishte fraza që deputetja socialiste përdori teksa u fliste për investimit e bashkëshortit të saj në Himarë.
Ajo thotë që është nxjerrë nga konteksti. Ajo nuk sqaron se Artan Gaçi, tirons, me origjinë nga Erseka, na paska të drejtë të jetë investitor strategjik kur lejen e jep shefi i gruas së burrit investitor. Ligji për konfliktin e interesit vlen për të gjithë. E mësoi në kurriz edhe Koço Kokëdhima edhe Ilir Beqaj.
Edhe Pëllumb Gjoka i Metamorfozës është investitor strategjik si Artan Gaçi, por të dy janë në radarin e SPAK, për tjetërsime e abuzime.
Në fakt, Olta Xhaçka nuk është shumë ndryshe nga grabitarët e Bashkisë Tiranë apo drejtorët e Bela Ballukut. Ku gjejnë bëjnë shesh e teksa hidhen si grabitqarë të PARTISË në pasurinë publike.