Sociologu Mërtiri: Berisha dhe Rama janë bashkuar kundër SPAK

spot_img
Advertisements

Në vlerësimin e analistit Ergys Mërtirit, puna e SPAK është si puna e gotës e mbushur përgjysëm me ujë. Dikush e shikon plot e dikush bosh.
Megjithatë ai pranoi se gjërat kanë ecur shpejt. “Unë nuk e mendoja tre vjet më parë që një ish zëvendës kryeministër, apo njerëz të afërt të kryeministrit të ishin pas hekurave” tha ai.

Mërtiri nënvizoi edhe zhvillimet nga krahu i opozitës. “Kemi parë zotin Berisha në ballkon, diçka që nuk e kishim imagjinuar” tha ai.

“Për mua gota është gjysëm plotë dhe nuk është pak” tha analisti Ergys Mërtiri.

Ndërkaq duke komentuar atë që quhet gota gjysëm bosh, Mërtiri tha se të gjithë duket se janë kundër SPAK, pasi ai po i frikëson të gjitha palët. “Berisha dhe Rama janë bashkuar kundër SPAK” vlerësoi Mërtiri.

Latest articles

Related articles