Redon Makashi, lindur e rritur në një familje artistësh, simbol i baladave të dashurisë

spot_img
Advertisements

Redon Makashi, djali i vetëm i dy prindërve artistë, (babai aktor dhe nëna këngëtare lirike), tipiku i djemve të bulevardit të dikurshëm të Tiranës, kompozitori dhe këngëtari tipik i baladave më të famshme të dashurisë që u kanë rezistuar kohërave për më shumë se 3 dekada, i dashuruari në thellësitë e shpirtit, por që është endur mes tingujve të pentagramit edhe mes zhgënjimeve të dashurisë, ka qenë i futar në spektaklin “Një natë sa një jetë” në RTSH nga Blerta Tafani.

Hyrja e tij në rrugën plot sfida të muzikës, nuk ishte një rastësi. Kjo, sepse Makashi lindi nga 2 prindër artistë, babai Fitim Makashi me profesion aktor dhe nëna, Drita Makashi këngëtare lirike.

Ai kreu shkollën fillore tek shkolla “Dëshmorët e Lirisë” për piano. Më pas Shkollën e Mesme Artistike “Jordan Misja” për klarinetë, por dashurohet me kitarën.

Edhe vetë Makashi e përkufizoi rrugëtimin e tij në botën e artit me shprehjen “Dardha nën dardhë bie”. Po përse nuk zgjodhi të bëhej aktor si i jati? Kësaj pyetje Makashi i përgjigjet në mënyrë racionale: “Më pëlqen filmi dhe teatri, por nuk e bëj dot.

“Mendoja se kisha zë për të kënduar, por jo për aktrim. Fillova me pianon në 8 vjeçare, pastaj me klarinetë, të cilën tani e kam harruar. Kam qenë në një klasë me Gent Myftaraj dhe Genc Gjebrenë. Nga ata e kam mësuar kitarën. Shumë këngë të mia janë kompozuar herët dhe më vjen mirë që ato pëlqehen.”, tha Makashi.  

Latest articles

Related articles