Nuk ka marrëveshje, ka pazar! Komisionet hetimore do dështojnë

spot_img

Gazetari Lavdrim Lita, në një intervistë për Euronews Albania, u shpreh se komisionet hetimore do të dështojnë.

Ai theksoi se Komisionet hetimore nuk kanë ekspertizë, ndërsa shtoi se këto komisione politika do t’i kthejë në podiume.

“Komisionet janë me barut të lagur dhe nuk do të ndezin kurrë. Do reduktohet në teatër, ku pjesën më të madhe e merr komedia sepse deputetët që janë anëtarë të këtij Komisioni nuk kanë ekspertizë fare përsistetimin TIMS, nuk e dinë se për çfarë po flasin . Këta po dublojnë dhe një hetim të SPAK, ku sigurisht do të kërkojnë ekspertiza amerikane për të parë nëse janë dubluar data nga sistemi.

Këta duan të shohin se kush ka fluturuar me kë dhe me çfarë date, aq ekspertizë kanë. Nëse duan t’i kthejnë komisionet në podiume, mund të thërritet Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, por nëse ne merremi me sistemin TIMS duhet të ketë një ekspertizë sepse është një gjë shumë serioze”-tha ai.

Latest articles

Related articles