I pyetur mbi rolin e Lulzim Bashës në opozitë, ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga Nisida Tufa në News 24, tha se angazhimet e tij publike janë shtuar dhe se e vetmja mundësi për të është angazhimi.
“Kam përshtypjen që po. Ka filluar të dalë. Të dalësh në media do të thotë të jesh i dukshëm në publik. Sipas këndvështrimit tim, fakti që është angazhuar në këtë drejtim, tregon që është angazhuar në misionin e tij politik. Është një rrugëtim i vështirë për konjukturat që janë krijuar, por është shumë më mirë të jesh protagonist i jetës politike se sa të jesh në pasivitet.Ka progres të dukshëm në këtë drejtim“



