Basha zbulon dyfytyrësitë e njerëzve të PD pas shpalljes së Berishës Non Grata

spot_img
Advertisements

Duke rikujtuar momentin, ai tha që jam ndjerë zemërthyer dhe nuk ka dashur që të shpallej person i padëshiruar nga SHBA-ja.

“Prioritetet tona ndryshuan kur Sali Berisha u shpall person non-grata. Pa diskutim që jam zemërthyer, nuk po e fsheh këtë! Nuk do të doja ta mbaja ata fjalim që Sali Berisha të ishte shpallur non- grata”, theksoi Basha.

Ndaj, vazhdon Basha “ndoshta është njerëzore por shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës zbuloi dhe dy fytyrësitë qe kishin njerëzit. Se mua më thonin; po vendimi i duhur, atë duhet ta kishe hequr më parë apo ai të kishte ikur vetë. Pastaj shkonin tek ai dhe i dorëzoheshin impulsit të momentit, një personit me një fuqi të jashtëzakonshme historike në kupolën e PD-së”.

Ne kishim të tjera prioritete shton Basha por, papritur u morëm me këtë çështje dhe ku vazhdojmë dhe sot të merremi

Latest articles

Related articles