SPAK në pranga 5 drejtorë të Erion Veliajt

Në Bashkinë e Tiranës janë arrestuar disa zyrtarë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Redaksia ka mësuar se 2 drejtorët janë Redi Molla, ish-drejtor i UKT, i larguar në vitin 2020 nga ky post si dhe Mariglen Qato, ish-drejtor i IMT në vitet 2015-2022.

Gjithashtu, një urdhër arresti është lëshuar për biznesmenin, Nestor Muhametllari.

9 urdhër arresti janë firmosur. Masa “detyrim paraqitje është dhënë për zyrtarët Deborah Keçi, drejtuese e klubit sportiv Tirana, Eglantina Zere, Julian Zanaj, Albano Janku, Enton Punavija.

Arrestimet vijnë në kuadër të dosjen 5D, për të cilën opozita ka bërë disa denoncime.

Latest articles

Related articles