Policia rrugore Tiranë njofton popullin se ka vënë 12 mijë gjoba në 7 ditë

Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 17 shtetas, për vepra penale të ndryshme, në fushën e qarkullimit rrugor.

Janë vendosur 11.910 masa administrative:
•43 masa për xhama të zinj.
•834 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
•258 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.
•476 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
•35 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
•8409 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:
•7 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
•61 raste për tejkalim shpejtësie.
•8 automjete u bllokuan, ndër të cilat 4 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!

Latest articles

Related articles