Mbledhja e parë e grupit të Pazarit, Gjiknuri zëdhënës i saj

Këtë të enjte u mbajt dhe mbledhja e parë e grupit të Pazarit në Komisionin e Ligjeve, mes Partis Socialiste dhe Rithemelimit.


  • Pasi u konstitua grupi i punës, çështja e parë e cila u hodh në tryezë ishte vijimi përpara i reformës zgjedhore.

Në një deklaratë për media përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri, tha se grupi i punës do të shqyrtojë të gjitha ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament.

Gjiknuri shtoi se puna filloi me diskutimet për avancimin e ndryshimeve që duhen në Kodin Zgjedhor për të përmbushur rekomandimet e OSBE-ODHIR.

Ai nënvizoi se amnistia penale është pjesë e diskutimeve të grupit të punës por që do të shqyrtohet në mbledhjet e ardhshme.

“Dua të them që grupi i punës u konstitua në bazë dhe të vendimit që ka marrë dhe kryesia e Komisionit të Ligjeve për të punuar me konsesus për çështjet që janë prioritare. Mbi të gjitha duke filluar me atë që ka mbetur që janë çështjet e adresimit të Kodit Zgjedhor dhe rekomandimet e OSBE-ODHIR, për të filluar modalitetin e punës për të çuar përpara reformën zgjedhore. Nuk kemi diskutuar për amnistinë sot, por që do të diskutohet dhe do të kalojë me një konsensus”, tha Gjiknuri.

Latest articles

Related articles