Iku si kryetare e Rithemelimit në Klos dhe ju bashkua PD, Fitnete Krosi letër të hapur gjithë demokratëve

Fitnete Krosi e cila pak kohë më parë u largua si kryetare e Rithemelimit për t’u bashkuar me Partinë Demokratike, dega Klos përmes një letre të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, iu ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të lënë menjëanë grindjet dhe të bashkohen për një kauz të përbashkët: rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.

Krosi shprehet se shprehet se është e vendosur ta bëjë detyrën e saj si drejtuese e Partisë Demokratike pa bërë asnjë hap pas.

Letra e plotë:

Letër e hapur për demokratët e Klosit, të Matit dhe gjithë Shqipërisë:

Njerëzisht jam ndjerë, ndjehem sot dhe do ndjehem gjithmonë e detyruar të ndaj me demokratët e Klosit dhe të Matit, situatën e krijuar, që nuk duhej por në fakt ka prodhuar debat në radhët e drejtueseve të PD.

Në radhë të parë do doja të falenderoja të gjithë ato që kanë kuptuar dhe vlerësuar drejt qëndrimin tim, të cilët nuk janë të paktë që më kanë shprehur mbështetjen e tyre më anë të telefonatave.

Për të gjithë demokratët që kanë qëllim rrëzimin e regjimit të Edi Ramës dhe vendosjen e demokracisë është krejt normale të takohesh, të ndash ide dhe rrugë për të bashkuar, forcuar PD, për ta kthyer në forcë të shumicës e nesër në qeverisje me miq, shokë dhe kontribues të PD.

I vleresoj si të tillë sepse :

Ishte deputeti, biri i Klosit, Kreshnik Çollaku që ne zgjodhëm dhe patëm prezent mbështetjen e tij në çdo kohë, sado situata të vështira e sidomos me akte bashkimi e bashkëpunimi dhe në zgjedhjet e 14 Majit 2023.

Në qoftëse është ndryshe ftoj kandidatin e “Bashkë Fitojmë” të Klosit z.Bedri Hoxha që ta përgënjeshtrojë.

Ishte kryetari i Partisë Demokratike, dega Mat, z.Arjan Lika me të cilin kemi bashkëpunuar në fushatë dhe me gjithë demokratët e tjerë.

Në Klos të gjithë demokratët kanë qenë të bashkuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre.

Kur na u deshtën i thirrëm, pimë kafe, bëmë marrëveshje, u kërkuam mbështetje e bashkëpunim.

Nga ata morëm mbështetje e bashkëpunim pa asnjë kusht, pa asnjë kërkesë vetëm me qëllimin e fitores së demokratëve.

Ato ishin aty, tani mendoni se nuk na duhen më?

Gaboni rëndë, sot më shumë se kurrë jo vetëm demokratët në Klos e Mat por në të gjithë Shqipërinë duhet të bëhen bashkë nese duam një ditë të rikthehemi në pushtet.

Por qëllimi i disa përçarësve sistematik të PD e strukturave tona në Mat nuk është kaq i madh, përkundrazi shume i vogël, interesat për të zënë ndonjë karrige deputeti për të marrë rrogat tuaja, ka mbytur interesin e madh të demokratëve për t’u rikthyer në pushtet.

Ju përçares të vegjël në Mat e në Tiranë na premtoni një opozitë të përjetshme vetëm me qëllimin e vogël e meskin që prej sakrificës sonë te çdo demokrati të thjeshtë të siguroni një rrogë këtu ose atje.

E pas asaj për ne, për demokratet u beftë kijameti, le te kalbemi për vite të tjera në opozitë.

Përçarësit e vegjël e të mëdhenj vetëm këtë synojnë.

A mundet dikush të thotë:

Cili grupim i sjell demokratët në pushtet, pavarësisht se nga kush kryesohen?

Po ti referohemi rezultatit të 2023 Rithemelimi kishte frymë,mbështetje,kujtoni pjesëmarrjen në protesta.

Çfarë rezultati prodhoi?!

5 nga 61 bashki.

Po në 2025 llogarisni çorientimin e elektoratit, ku na con? Askund vetëm disa deputete për te marre rrogat.

Kam një pyetje:

Kush minimumi ndjeu keqardhje për rezultatin e 2023?

Vetëm thuhet që na i vodhën, pikërisht atëherë duhet të organizoheshin protesta, tek dritarja e Edi Ramës duhet të qendronin qendrestarët demokratë, mosbindja civile duhet të kishte kauzën më të fortë.

Vjedhjen e verdiktit të demokratëve u fik sikur nuk ka ndodhur asgjë, sepse u bëtë palë, shitet sakrificën e demokratëve e sot akoma qëndroni nën obrellën e tradhëtarëve, hani dhe pini me ato, gjuani me bërryla njëri tjetrin dhe favorizoni Mbretin e dalë nga sistemi demokratik.

Favorizoni pushtetin e Edi Ramës.

Por dhe në këtë gjendje, asnjë debat, as thirrje për dorëheqje.

Humbjet e turpshme në bastione demokrate kalohen pa asnjë reflektim.

Drejtues të dështuar vazhdojnë përçarjen me arrogance, por harroni se sot ka akoma naiva.

Ftoj të gjithë demokratët e Shqipërise brenda dhe jashtë vendit të distancohen nga dashuria fanatike për liderat dhe të orientohen drejt kauzës më të rëndësishme: rrëzimit të regjimit të Edi Ramës dhe vendosjes së demokracisë nëpërmjet armës më të fuqishme në duart tona bashkimit të opozitës.

Përsa më përket mua dhe të gjithë atyre demokratëve që me ndjekin, do të punojë çdo ditë, çdo orë në Klos, Mat e kudo për të bashkuar PD, për të bashkuar demokratët në PD.

Unë jam e bindur se demokratët e bashkuar dhe partneriteti me SHBA janë rruga e vetme për të kthyer PD dhe demokratët në pushtet.

Unë jam e vendosur ta bëj detyrën time pa bërë asnjë hap pas.

Uroj çdo demokrat i Klosit e i Matit të na bashkohet në këtë betejë jetike për PD, për Matin e për Shqipërinë.

Latest articles

Related articles