E quajti “neonaziste në shpirt”, Giorgia Meloni padit historianin e njohur italian


ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ngriti një padi kundër filologut, shkrimtarit dhe historianit të njohur Luciano Canfora, i cili dy vjet më parë, duke folur me gjimnazistët, e quajti Melonin “neonaziste me zemër”.

Seanca e parë për këtë çështje është caktuar për 16 prill dhe Canfora akuzohet për shpifje. Siç shkruan sot shtypi, më shumë se tridhjetë shoqata dhe organizata të njohura të vendit, së bashku me 250 intelektualë, nënshkruan një deklaratë mbështetjeje për Canfora, në të cilën theksohet se “ky është një ushtrim legjitim i së drejtës të kritikojë në fushën e politikës dhe se qëllimi i mëtejshëm i Melonit është të dëmtojë të drejtën e mendimit të lirë të garantuar me Kushtetutë.”

Kryeministrja italiane, nga ana e saj, ka theksuar se këto janë fjalë të papranueshme, sidomos sepse i thotë një njeri që duhet të merret me arsim dhe trajnim, ndërkohë që në fund të fundit ai bën propagandë të ulët, duke iu drejtuar të rinjve.

Latest articles

Related articles