“Berisha dhe Rama nuk duan që Diaspora të votojë”, gazetarja Mema zbulon prapaskenat

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, ditën e djeshme ndodhej në Shqipëri. Ajo zhvilloi takime me kryetarët e grupeve parlamentare të vendit dhe në fokus të diskutimeve ishte Reforma Zgjedhore.

Gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema, në studion e emisionit “7pa5” të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, tha se, Rama e Berisha nuk duan votën e Diasporës.

PS nuk e do sepse i trembet rezultatit, ndërsa PD ka frikë se do të tjetërsohet vullneti i Diasporës.

Mema: Deri tani duket jo. PS dhe PD (Rithemelimi) nuk e duan votën e Diasporës. PS nuk e do sepse nuk e di se çfarë mund të sjellë vota e Diasporës dhe nga ana tjetër PD(Rithemelimi) i druhet votës për mostjetërsimin e vullnetit politik. PS thotë se vota e Diasporës duhet të bëhet me postë, dhe nga ana tjetër PD(Rithemelimi) nuk beson te posta sepse në krye të postës është një eksponent i PS-së. Ka dhe një ngërç të madh, është çështja e regjistrimit. Gjithë shqiptarët duhet të futen në e-Albania, të regjistrohen, të gjitha të dhënat kalojnë te regjistri i përgjithshëm i gjendjes civile, të hiqen nga lista e zgjedhësve, të behet një listë e veçantë për Diasporën. Një process që Diaspora as nuk e mërr përsipër ta bëjë. Diaspora nuk ka besim fare te e-Albania për shkak se është hakërkuar disa kohë.

Latest articles

Related articles