Aksidentoi makinën me 12 pasagjerë të huaj, si italiani tentoi të arratisej, por u ndalua nga banorët

Një shtetas italian ka shkaktuar një aksident në fshatin Verdovë të Pogradecit me automjetin e tij ku udhëtonte me 12 shtetas të tjerë të huaj.

Sipas burimeve nga policia, shtetasi italian ka tentuar të largohet nga vendngjarja për t’iu shmangur efektivëve, por banorët e zonës nuk e kanë lejuar.

Nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes

Latest articles

Related articles