“Qelia ku sëmuren zyrtarët” – Çfarë ka ndodhur brenda burgut 313?

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro u arrestua më 23 Mars, pasi akuzohet se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të privatëve, pasuri që aktualisht janë në zotërim të një shoqërie të zotëruar nga Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Këtë të mërkurë ai është transferuar nga qelia në spitalin e burgut pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Gazetarja Anduena Llabani tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se paraburgimi 313, ku janë çuar edhe shumë zyrtarë të lartë të arrestuar për afera të ndryshme, është i vjetër dhe ka mungesë të theksuar infrastrukture.

Kjo, sipas saj ka bërë që vazhdimisht zyrtarët e arrestuar të ankohen se kanë probleme me shëndetin dhe kanë kërkuar transferim në spitalin e burgut.

“Te 313 është një institucion që ka shumë vite si godinë, ka mungesë të dhomave me ajrosje, ka mungesë infrastrukture, një pjesë e zyrtarëve që nuk e kanë menduar se do përfundojnë ndonjëherë aty, kanë probleme me frymëmarrjen. Një gjë e tille i ndodhi Breçanit, dhe rasti i tij me sa di unë është i vërtetë. Avokati i Goros më ka thënë se klienti i tij nuk i kishte paraqitur probleme shëndetësore dhe transferimi i tij është bërë pas kërkesës që personalisht ka bërë te administrata e burgjeve”, tha gazetarja.

Latest articles

Related articles