”Demokratët në Amerikë kërkojnë hetim” -Lita: Demokratët në Shqipëri heshtin për ishullin e Trump

Gazetari, Lavdrim Lita i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se demokratët në Shqipëri as nuk kërkojnë fare hetim për ishullin e Sazanit.

Lita: Demokratët amerikanë kërkojnë hetim, kurse demokratët shqiptarë heshtin.

Demokratët në Shqipëri as nuk kërkojnë fare hetim për ishullin e Sazanit.

Duket ashiqare ku përmes një xhiroje me helikopter të Kushner, Grenell dhe Rama ja kanë vënë syrin ishullit të Sazanit dhe qeveria shqiptare i ka thënë jo vetëm ishullin e Sazanit por do të japim edhe Zvërnecin që në fakt ka qenë një zonë e mbrojtur, dhe ata ndryshuan ligjin për t’ja dhënë familjes Trump si bakshish për të blerë pushtet dhe interesa të tjera në administratën amerikane.

Kjo është e papranueshme.

Opozita që ka vetëm fjalën në vendin tonë pasi nuk ka asnjë pushtet tjetër, hesht sepse bën petulla me ujë duke menduar që do përfitojë kur të vijë në pushtet Trumpi apo kur të vijnë vetë në pushtet.

Latest articles

Related articles