Gazetari Lavdrim Lita në Dritare Tv u shpreh se në bashkinë Himarë do të nisë një tjetër betejë politike për kryebashkiak, që të merren investime strategjike.
“Himara tokë e lakmuar dhe jo e mallkuar. Lakmohet nga piratët, kusarët e Tiranës, për të ndërtuar resorte, hotele, përmes ligjit të investimeve strategjike. Goro apo Beleri janë viktima të lakmisë për të zaptuar këto troje, beteja e radhës politike do të jetë kush do të jetë kryetari i ri i Himarës, pas mbylljes së gjyqit për Belerin. Vendimi i Apelit do t’i hapë rrugë edhe zgjedhjeve të reja, aty mund të kemi një betejë politike mes Rithemelimit, PS por edhe PD. PD mund të hyjë në garë, për të qenë në garë, me kandidatin e saj. ”, tha Lita.



