Në 10 fëmijë, 5 rezultojnë të prekur me gripin e syrit në Elbasan. Mjekja okuliste Lumturi Hasa thotë se kjo sëmundje vjen pa simptoma, ndërsa ndërlikohen në rast se mjekimi bëhet i gabuar pa rekomandim.
Shenjat
· Skuqje e të bardhës së syrit
· Enjtje e kapakëve të syrit apo konjuktivës
· Lotim i vazhdueshëm i shtuar
· Shqetësim nga drita
· Ndjesi e një trupi të huaj në sy apo ndjesi për ta fërkuar syrin
· Kruarje, irritim apo djegie e syrit
· Krusta në kapakët e syrit apo qerpikë
· Personat që përdorin lente kontakti nuk mund t’i mbajnë ato pasi nuk ndihen mirë