Pavarësisht axhendave të ndryshme dhe shpesh herë të forta në drejtim të dobësimit të vlerave dhe identitetit kombëtar, ky sondazh tregon më së miri që familja qëndron në krye të piramidës si elementi më i rëndësishëm në jetën e shqiptarëve. Nga ana tjetër, aspak surprizues nuk janë qëndrimet mbi rëndësinë e miqve dhe punës.
Propaganda nuk ja ka dalë të prekë ADN e kombit. Qytetarët shqiptarë besojnë në familje, si zemra dhe gjeneza e një shoqërie të shëndoshë.
