Prefektja e qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj, është shkarkuar sot nga detyra.
Vendimi i qeverisë vjen pas Balilaj është nën hetim nga SPAK.
Disa ditë më parë, Gjykata e Posaçme e pezulloi nga detyra Balilajn për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim” në dy raste dhe “falsifikim dokumantash” në kohën kur ushtronte detyrën e kryebashkiakes së Patosit.
Veç Baliajt, nën hetim janë edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë Patos. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal për veprat penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim për dy tendera publikë.



