Deputeti i Partisë Demokratike, Arbër Agalliu tha në Euronews Albania se PD është e gatshme të bashkëpunojë me këdo individ apo forcë politike që plotëson dy kushte.
Sipas tij dy kushtet janë e para përkrahja e SPAK dhe e dyta mos vënia në pikëpyetje e aleatëve perëndimor.
“Personalisht mendoj se janë parimet që ne na mbledhin e na bëjnë bashkë. Unë kam thënë e po kështu Partia Demokratike ka mbajtur qëndrimet e saj se kushdo individ apo subjekt politik ka parimet e para të mbështesë SPAK-un në të gjitha drejtimet pa asnjë kusht e dyta, të mos vërë në pikëpyetje aleancën e shteteve të bashkuara me Bashkimin Europian.
Ne jemi të hapur që kushdo individ që pozicionohet dhe pranon këto dy kushte të jetë pjesë e frontit opozitar përballë kësaj qeverie”,-tha Agalliu



