Prof. Edmond Tupja: Pas 100 vjetësh do pyesim: ‘a flet shqip’?

spot_img
Advertisements

Shkrimtari dhe përkthyesi, Edmond Tupja, në emisionin ‘3D të Alban Dudushit’ në RTSH se gjuha shqipe po përjeton momente shumë të vështira deri dhe dramatike aq sa pas 100 vitesh do të pyesë shqiptari- shqiptarin: “a flet shqip”?

“Çështja qëndron në faktin se shqipja, edhe për shkak të globalizmit po shkon drejt greminës. Pas 100 vitesh do pyesë shqiptari- shqiptarin: “a di të flasësh shqip”? Duhet reaguar. Leksiku i gjuhës shqipe po bombardohet, po ikin fjalë të tëra.  Kryeministri deformon i pari shqipen me fjalë që s’di nga i gjen. S’ka më mënyrë dëshirore në gjuhën shqipe. Habitorja është duke lënguar. Po fshihet. Titrat e mediave janë dramë. Janë analfabetë funksional. Po rrudhet gjuha.’, tha Tupja.   

Ai ironizoi edhe etimiologët autodiakt, duke u shprehur se është një nga themeluesit e fjalës Amerikë, “ha”, “merr”dhe “ik”

“Në Francë pretendohet se gjuha franceze vjen nga Galët, që kanë mbetur në gjuhën frënge vetëm 50 fjalë dhe ato blegtorale.  Në vitin 62 isha gjimnazist dhe luanim me fjalët. Na erdhi në mëndje fjala Amerik dhe e interpretuam ‘ha’ ‘mer’ ‘ik’. Gjuha shqipe ka bërë rezistentë të gjatë në shekuj. Janë vrarë për gjuhën shqipe. Kanë shpenzuar pasuri për gjuhën. Naim Frashëri i shkundi shqiptarët. Greqishten e lindi shqipja. Është gjuha e zotit shqipja. Në fillim është fjala, thuhet në Bibël, saktësisht është: në fillim është fjala shqipe. Zoti mendonte shqip”, tha Tupja. 

Latest articles

Related articles