Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Arbi Agalliu, ka përsëritur për të disatën herë qëndrimin e kësaj force politike për amnistinë penale.
“PD është e gatshme të votojë projektligjin e amnistisë penale, versionin fillestar të tij, që nuk përfshin zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO.” – u shpreh Agalliu.
Më tej deputeti demokrat shtoi se “projektligjit duhet t’i bashkëngjitet edhe amendamenti i Partisë Demokratike për të amnistuar të gjithë protestuesit. Qofshin këta protestuses të thirrur nga PD apo partitë aleate, apo parti të tjera politike, apo nga shoqëria civile”.
“Ndaj dhe njëherë ju bëj me dije qendrimin tonë për të votuar amnistinë penale në çfardolloj kohe dhe momenti duke i qendruar këtyre parimeve.” – përfundoi Agalliu



