Policia gjen përgjegjësin e 2 viktimave në Lushnje. Asnjë fjalë për biznesin e deputetit

spot_img
Advertisements

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar në Lushnjë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda, pas shpërthimit në kapanonin ku humbën jetën babë e bir dhe mbetën të plagosur 7 persona, mes tyre dhe deputeti Bujar Çela.

Sipas policisë, nga veprimet hetimore ka rezultuar se Leonard Gjini, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtes në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.

spot_img

Latest articles

Related articles