“Duhet t’i bëj lëvdata publikisht Asllanit”, Inzagi nuk ndal elozhet për mesfushorin: Duhet duartrokitur

spot_img
Advertisements

Simone Inzagi, ka përgëzuar publikisht Kristjan Asllanin jo vetëm për faktin se shënoi gol ndaj Xhenoas, por edhe se në tre ndeshjet e fundit që ka luajtur titullar, ka qenë gjithmonë në lartësinë e kërkuar.

“Asllani duhet duartrokitur, ka luajtur tre ndeshje në një javë dhe ka qenë i aftë dhe i disponueshëm. Nuk kanë qenë tre ndeshje të thjeshta, ndaj e përgëzoj. Të gjithë bënë mirë, por më duhet t’i jap lëvdata publike sepse ishte shumë i mirë.

Shpresoj që Fratezi dhe Çalhanollu të rikuperohen për Bolonjën, në tre ndeshjet e ardhshme do të më duhen të gjithë në dispozicion sepse do të jenë shumë, shumë kërkuese”, tha Inzagi pas sfidës

spot_img

Latest articles

Related articles