Sekretari i punëve të jashtme në PD: Samiti, një shfaqjeje e qëndisur për narcizimin e Ramës

spot_img

nga Gentian Gaba

Ka gjithmonë një vijë të hollë ndarëse mes elegancës dhe vulgaritetit, e sa herë spektakli pompoz me të cilin Rama dekoron pushtetin e tij me shfaqje të tilla, bie në sy vulgariteti provincial i një kryeminsitri që nën tapetin e kuq kërkon të fshehë skeletet e prodhuara nga punët e pista të qeverisë së tij.

Për hir të përfaqësimit të vendit, përpiqesh të shohësh mirakande evente që i përkasin jo një pale, por nuk ka se si të të mos ngjallin krupen deliret megalomane të një shfaqjeje të qëndisur për narcizimin e Ramës, që ngrihet mbi supet e krusura të qindra e mijëra njerëzve, që nuk parakalojnë dot në tapetin e kuq i shtruar nga një pushtet i korruptuarr, që në emër të shqiptarëve u shfaqet partnerëve si dialogues e përparimtar, por ambasador në botë ka Ahmetajn, Tahirajn, Dakon me shokë dhe sigurisht të rinjtë që rrezikojnë jetën për t’u larguar me çdo mjet nga “mirëqeverisja” e kryeministrit tapetkuq…

Latest articles

Related articles