Gëzim Çela, ish-punonjës policie, i njohur ndryshe edhe si “baron” droge, i cili u arrestua më 8 dhjetor të vitit të kaluar në Kosovë, do të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Sipas njoftimi të Ministrisë së Drejtësisë, ekstradimi i tij do të bëhet me procedurë te thjeshtuar, për shkak se Çela ka dhënë pëlqimin për t’u ekstraduar drejt Shqipërisë.